Aida EJANI TE FESTOJME SE BASHKU ME DATEN 3 QERSHOR ORA 12-00
FTESE
Me rastin e festës ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershorit , Shoqatat Shqiptare në Mretërinë e Bashkuar : Ardhmëria , Mother Teresa , Faik Konica , Sfida,në bashkëpunim me të gjitha shoqatat që operojnë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe,
Ju ftojmë në datën 3 Qershor, Ditën e Dielë,
Ora 12-00,
Për një ditë të mbushur plot aktivitete e argëtim , kushtuar fëmijëve të komunitetit tonë. Aktivitetet do të zhvillohen në një nga mjediset më të bukura dhe më të populluara, ku do të jenë të pranishme tradita dhe mikpritja shqiptare, pikërisht në Child Hill Park, Golders Green , NW 11 8NL
Koncert Live me këngëtarë të muzikës popullore dhe një program kulturor artistik të përgatitur për ju nga fëmijë të shkollave shqipe .
Gjithashtu në këtë koncert do të kemi të pranishëm grupin e njohur muzikor Triola London
Hyrja është falas !
Ejani të festojmë të gjithë së bashku 1 Qershorin, dita që duhet ti afrojmë njëri - tjetrit lumturi, respect, mirësi, dashuri dhe gëzim ... See more